Një person në Novobërdë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë viktima pas sulmit ka pranuar trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së enjte rreth orës 15:40.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/