image Sulmon fizikisht punëtorin e KEDS-it pasi iu shkyç rryma në Pejë

Siguri

Sulmon fizikisht punëtorin e KEDS-it pasi iu shkyç rryma në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për sulm ndaj një punëtori të KEDS-it në rrugën “Beteja e Qafës Broqit” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari e kishte penguar dhe sulmuar punëtorin e KEDS-it, i cili kishte shkuar për t’ia shkyçur energjinë elektrike, për shkak të borxhit ndaj kompanisë.

Të njëjtat burime njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme dhe rasti në Polici është cilësuar si “pengim i personit zyrtar”.

/GazetaSinjali/