Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy persona në Leshak të Leposaviqit, pasi të njëjtit dyshohet se në gjendje të dehur kanë sulmuar një person tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë me dije se mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate të dyshuarit Dorde Vukadinoviq dhe Jovan Bogdanoviq kishin sulmuar viktimën A.S (emër i njohur për redaksinë) me ç’rast i kishin shkaktuar lëndime trupore.
Viktima me qëllim që të mbrohej kishte sulmuar njërin nga të dyshuarit me grusht, ku ky i fundit pas reagimit të viktimës kishte nxjerrë një thikë me teh të mprehtë dhe të gjatë 5 centimetra.
Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar thikën me të cilën dyshohet se të arrestuarit kanë sulmuar viktimën, kurse rasti po hetohet si “sulm”./Gazeta Sinjali/