image Sulmoi vëllain pas një mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Pejë

Siguri

Sulmoi vëllain pas një mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Pejë

news image

Mosmarrëveshjet për pronë shumë herë kanë çuar edhe në përleshje mes familjarëve në shumë vende në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Bllagajë të Pejës, ku pas një mosmarrëveshje pronësore, një person ka sulmuar vëllain e tij.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije për Sinjalin se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/