Mosmarrëveshjet për pronë shumë herë kanë çuar edhe në përleshje mes familjarëve në shumë vende në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Bllagajë të Pejës, ku pas një mosmarrëveshje pronësore, një person ka sulmuar vëllain e tij.
Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije për Sinjalin se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.