Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj, pasi që dyshohet se në muajin nëntor të vitit të kaluar, kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, raporton Gazeta Sinjali.
“Lidhur me rastin, më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.