image Sulmoi policin dhe tentoi ta ther me thikë, ky është i dyshuari që u arrestua në Prizren

Siguri

Sulmoi policin dhe tentoi ta ther me thikë, ky është i dyshuari që u arrestua në Prizren

news image

Një person ka tentuar të ther me thikë një zyrtar policor, dje rreth orës 18:25, në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari Arlind Gashi, 25-vjeçar, ka sulmuar fizikisht një polic dhe ka tentuar ta ther me thikë, në rrugën “Ekrem Rexha”.

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ndaj tij është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/