image Sulmoi me thikë dy persona në një lokal, Gjykata në Ferizaj merr vendim për të dyshuarin

Drejtësi

Sulmoi me thikë dy persona në një lokal, Gjykata në Ferizaj merr vendim për të dyshuarin

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit L.B., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri më 25 mars 2021 në një lokal në Ferizaj, në bashkëkryerje me të miturin J.A., me dashje kanë përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarve L.B.1 dhe L.B.2.

“Fillimisht i pandehuri ngritët nga tavolina e tij dhe shkon tek tavolina e të dëmtuarve L.B.1. L.B.2. dhe ku pas një fjalosje verbale i pandehuri me një mjet të fortë thikë mjet ky i përshtatshëm për shkaktim e lëndimit të rëndë trupor e godet të dëmtuarin L.B.1. saktësisht në shpatull të majtë si dhe L.B.2. e me pas edhe i mituri shkon për të i ndihmuar të pandehurit L.B. ku si pasoje e këtyre goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/