Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Malishevë, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti ndodhur rreth orës 09:00, teksa raportohet se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën penale “Dhunë familjare”./Gazeta Sinjali/