Një sulm seksual ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Nënë Tereza” në qytetin e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar prej burimeve se viktimë e sulmit ka qenë një vajzë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Xhurkaj tha se viktima ishte kapur për të pasme nga i dyshuari.
“Një vajzë është ngacmu, ia ka ngjit për të pasme një person i gjinisë mashkullore rreth 20-vjeçar edhe është largu me vrap nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Xhurkaj.
Xhurkaj ka bërë të ditur se policia po i mbledh xhirimet nga kamerat e sigurisë dhe është në kërkim të të dyshuarit.