image Sulmohet prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prizren

Kosovë

Dhunë/ Sulmohet prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prizren

news image

Është sulmuar gjatë ditës së sotme prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren Atnor Skoro.

Këtë e ka bërë të ditur zyra  e Prokurorit të shtetit përmes një reagimi për media.

“Prokurori Atnor Skoro ka përfaqësuar sot në gjykatë një aktakuzë në cilën ka qenë i përfshirë i pandehuri B.R, dhe rreth orës 13:00, duke u kthyer në vendin e tij të punës, afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari B.R i ka dalur përpara prokurorit Skoro dhe e ka sulmuar atë fizikisht, duke e goditur në kokë, ku pas kryerjes së këtij akti, i dyshuari me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe i njëjti për momentin është në arrati”, thuhet në njoftim.

Më tutje, përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se prokurori është duke marrë tretmanë mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve të shkaktuar nga sulmuesi.

Për sulmin në fjalë ka reaguar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ku bënë të ditur se çështja është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës që sipas tyre e meriton kjo situatë.

“Të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë të ndikojnë që prokurorët e shtetit të zmbrapsen nga ndjekja e kryeseve të veprave penale e kanë gabim, sepse prokurorët do të vazhdojnë punën e tyre për të cilën janë betuar dhe për të cilën i obligon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.”/Gazeta Sinjali/