image Sulmohet një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës

Siguri

Sulmohet një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot është sulmuar fizikisht një punëtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës në repartin e Ortopedisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Sindikatës, punëtori me inicialet R.U., është sulmuar nga familjarët e pacientit.

“Me datë 20.09.2021 në Spitalin Rajonal të Mitrovicës përkatësisht në repartin e Ortopedisë është sulmuar fizikisht punëtori R. U. nga familjarët e pacienti. Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor”, thuhet në reagim.

Sindikata përmes një reagimi ka kërkuar nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa.

Tutje shkruhet se “Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohe pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, prandaj kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa, për arsye se edhe tjera herë janë kërcënuar dhe nuk është rasti i vetëm i një sulmi fizik të ndodhur”. /GazetaSinjali/