image Sulmohet një person në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Siguri

Sulmohet një person në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

news image

Një rast sulmi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Parabugrimit në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bënë të ditur policia, dy të dyshuar në këtë qendër kanë sulmuar një person.

Pas lëndimeve që viktima ka marrë, ai ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti i këtij sulmi ka ndodhur gjatë mesditës të së shtunës rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Rasti në polici po iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”. /GazetaSinjali/