Një mjek është sulmuar në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur, derisa mjeku ka qenë në orar të punës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar te punës”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.