Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINS) ka njoftuar se sot gjatë ditës është sulmuar një inspektor gjatë kryerjes së detyrës së tij në Komunën e Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një reagimi, nga MEPTINIS kanë bërë të ditur se çdo sulm dhe pengesë ndaj zyrtarëve për të kryer punën e tyre, është në kundërshtim me ligjet në Kosovë dhe njëherit kryesi i veprës duhet të ndiqet penalisht për këtë veprim.
“Sapo u njoftuam që sot, me datë 29 Prill 2020, njëri prej inspektorëve të punës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tij në Drenas. Çdo sulm dhe pengesë ndaj zyrtarëve për të kryer punën e tyre, është në kundërshtim me ligjet në Kosovë dhe njëherit kryesi i veprës duhet të ndiqet penalisht për këtë veprim. Kjo sjellje është e pa pranueshme dhe i ftojmë organet e drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast!”, thuhet në reagim./GazetaSinjali/