image Sulmohet një infermier në Spitalin e Prizrenit

Siguri

Sulmohet një infermier në Spitalin e Prizrenit

news image

Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren njofton se më 14 mars rreth orës 22.00, është sulmuar në vendin e tij të punës infermieri i Repartit të Radiologjisë, N.S., shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj sindikate, infermieri me 30 vjet përvojë punë është rrahur nga babai i një pacienti, derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacientë.

Për këtë rast ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

“Infermieri në fjalë ka një eksperiencë 30 vjeçare dhe njihet për seriozitetin e tij ndaj profesionit, korrektësinë dhe sjelljen e mirë”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Deri te sulmi ndaj infermierit, sipas tyre, ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të plotësohen të dhënat elementare në udhëzim (emër e mbiemër) ku për prindin e pacientit kjo kërkesë nuk është pranuar dhe e ka sulmuar fizkisht duke i shkaktuar lëndime në njërin sy infermierit N.S.

“Punëtorët shëndetësorë në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë pandemie, ku brenda ditës jepen me qindra shërbime spitalore dhe jashtëspitalore, andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën”, thuhet tutje në reagimin e FSSHK-së.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë.

Sipas kësaj federate, rastet e tilla të turpshme janë bërë të shpeshta dhe se të njëjtat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend./Gazeta Sinjali/