image Sulmohet një femër në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Siguri

Sulmohet një femër në Fushë Kosovë, arrestohet një person

news image

Një person në Fushë Kosovë ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një femër, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima e kishte denoncuar rastin në polici dhe ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga një person.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes rreth orës 19:40.

/GazetaSinjali/