image Sulmohet me eksploziv QMKF-ja në Pejë, tronditen mjekët

Kosovë

Policia/ Sulmohet me eksploziv QMKF-ja në Pejë, tronditen mjekët

news image

Orët e para të mëngjesit të sotëm disa persona e kanë sulmuar me eksploziv Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Siç njofton Policia, punëtorët e qendrës kanë dërgjuar një shpërthim dhe me të dalë kanë vërejtur zjarrin që ka kapluar hyrjen, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me datën 17 janar, 2020 rreth orës 03:50, persona të dyshuar, identiteti i të cilëve për momentin është i panjohur, kanë hedhur një mjet të improvizuar ndezës, në derën anësore (ndihmëse) të QKMF-së Pejë.
Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim) dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen e lartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet relevante në bashkëpunim me prokurorin po punojnë për t’i zbuluar rrethanat e kërij rasti dhe për t’i identifikuar autorët. /Gazeta Sinjali/