Sot rreth orëve të para të mëngjesit, një person dyshohet se është sulmuar me armë zjarri në Veternik, konkretisht te Gizzi Grill, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e QKUK-së i kanë thënë Sinjalit se personi i njëjtë nga plagët e marra është dërguar në Emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sinjali mëson se viktima zyrtarëve policorë iu ka thënë se sulmi ka ndodhur derisa ishte duke pritur një taksi afër Gizzi Grill, në ato momente ka ardhur një veturë që e ka sulmuar me armë zjarri. Viktima nuk e dinë llojin e veturës nga e cila është sulmuar.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se viktima nga sulmi ka marrë plagë në këmbë dhe i njëjti është duke qëndruar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor.
Ndërkohë, në lidhje me rastin njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetime.
Lidhur me këtë rast Sinjali do të ju mbajë të informuar.