image Sulmohet me armë zjarri Ambasada e Arabisë Saudite në Holandë

Botë

Sulmohet me armë zjarri Ambasada e Arabisë Saudite në Holandë

news image

Ambasada e Arabisë Saudite në Holandë u sulmua me armë zjarri të enjten.

Policia holandeze tha se është duke i hetuar të shtënat që ndodhën para lindjes së diellit, ndërsa u raportua se asnjë person nuk është lënduar në këtë rast.

Autoritetet thanë se ndaj objektit të ambasadës së këtij shteti u shkrepën disa plumba para orës gjashtë të mëngjesit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Një zëdhënëse e policisë nuk ofroi më shumë hollësi për këtë rast./Gazeta Sinjali/