Sot në orët e hershme Spitali i Gjakovës ka njoftuar se është sulmuar punëtori i sigurimit fizik të spitalit, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, punëtori është sulmuar nga persona të pandërgjegjshëm, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë”.
Për rastin në fjalë personat zyrtarë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës deklarojnë se është njoftuar policia dhe presin që të ndërmerren veprimet e nevojshme nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt në vendet e tyre të punës.