image Sulmohet fizikisht një i mitur në Vushtrri

Siguri

Sulmohet fizikisht një i mitur në Vushtrri

news image

Një person u prangos nga Policia pasi sulmoi fizikisht një të mitur në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se ngjarja ndodhi më 22 maj rreth orës 16:00.

Burimet kanë thënë se një person, për arsye të panjohura, e ka sulmuar fizikisht të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore.

I mituri ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.

Sinjali mëson se pas konsultimit me prokurorin, është liruar edhe i dyshuari. /Gazeta Sinjali/