Edhe një sulm fizik ndaj një të miture është raportuar në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Dje në orën 12:15 është sulmuar fizikisht një e mitur në Babimoc të Obiliqit.
Gazeta Sinjali ka mësuar prej burimeve se kjo e mitur është sulmuar prej një burri që dyshohet se ishte i dehur.
Sinjali po ashtu mëson se e njëjta ka marrë edhe lëndime trupore. Asaj i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Obiliq, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/