image Sulmohet djali i prokurores në Gjakovë (VIDEO)

Kosovë

Siguri/ Sulmohet djali i prokurores në Gjakovë (VIDEO)

news image

Një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga punëtori i Sigurimit të Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë.

Gazeta Sinjali merr vesh se viktima është Dritan Syla, djali i prokurores M. Syla, i cili kishte shkuar në Qendër për tu interesuar rreth fëmijëve të tij, pasi më parë ishte ndarë nga bashkëshortja.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore,  ish bashkëshortja e tij, T. S. detyrohet që t`ia mundësoj të paditurit, Dritan Syla nga Gjakova kontaktet me fëmijët e tyre të përbashkët Rr.S. dhe J.S. dy herë në muaj dhe atë të premten e parë dhe të tretë të muajit duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Qendrën për Punës Sociale në Gjakovë.  

Por, Dritan Syla kishte shkuar sot, në të premtën e dytë të muajit, d.m.th në ditën e cila nuk është e paraparë sipas vendimit.

Sipas versionit të Dritan Sylës, ai nuk kishte shkuar në Qendrën për Punë Sociale për t`i marr fëmijët por për të bërë një kërkesë që t`i ndërrohet termini i takimit me fëmijët e tij për shkak se siç thekson, orari i caktuar me aktgjykim të Gjykatës përkon me kohën e njëjtë, kur djali i tij është në shkollë dhe për pasojë e humb mësimin.

Me këtë rast, gjithnjë sipas tij, pjestari i sigurimit i kishte thënë se nuk është askush në qendër në orën 10:00, gjatë orarit zyrtar.

Syla thekson se kishte kërkuar të jepte një deklaratë por, siç thekson, nuk është lejuar nga punëtori i sigurimit ndërsa më pas ishte detyruar ta thërriste policinë.

Ai rrëfën se me këtë rast, punëtori i sigurimit është irituar dhe kishte filluar ta fyente, ndërsa kur Syla kishte filluar ta filmonte me telefon ngjarjen, punëtori i sigurimit ishte sulur në drejtim të tij dhe kishte sulmuar fizikisht duke e kapur për fyti.  

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Gjakovë e cila e ka klasifku këtë ngjarje si lëndim i lehtë.

“Është një incident që ka ndodhur në Qendrën për punë Sociale. Dy persona meshkuj janë shoqëruar për intervistë në stacionin policor. Njëri në cilësinë e përsonit të dyshuar  dhe njëri si i dëmtuar. Punëtori i sigurimit të Qendrës është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar për sulm.Janë duke u intervistuar edhe pala viktimë edhe e dyshimtë. Rasti është klasifiku si lëndim I lehtë ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Driton Syla pas këtij incidenti ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës.

Gazeta Sinjali posedon videon e filmuar nga vetë i dyshuari i cili është intervistuar në cilësinë e viktimës, të cilën mund ta shihni më poshtë./Gazeta Sinjali/