Një burrë nga Kosova, 33-vjeçar, gjatë një ecje në rrugët e Mynihut, papritur është sulmuar me thikë pas shpine, duke i sjellur një lëndim të rëndë.
Vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe një operacioni urgjent, ai shpëtoi nga vdekja. Por akoma i pafuqishëm për t’u marrë në intervistë.
Për policinë gjermane, është akoma tërësisht e paqartë sulmi ndaj 33 vjeçarit shqiptar, të hënën mbrëma, në Oberfogring të Mynihut, shkruan sz.de, përcjell Gazeta Sinjali.
Viktima është i njohur, për delikte të kaluara nga policia.
Këto raste të sulmeve po shtohen në Gjermani, duke sjellur shqetësim për organet e sigurisë.