image Sulmohet autobusi i Fenerbahces – aty ndodhej edhe Vedat Muriqi

Futboll

Sport/ Sulmohet autobusi i Fenerbahces – aty ndodhej edhe Vedat Muriqi

news image

Tifozët e skuadrës së Fenerbahces nuk po mund ta pranojnë humbjen e sotme nga Galatasaray, ndeshje kjo që përfundoi me rezultatin 1:3.

Një numër i madh i tifozëve të Fenerbahces janë mbledhur afër stadiumit dhe kanë sulmuar autobusin e skuadrës së tyre të zemrës dhe kanë kënduar kundër presidentit, Ali Koc.

“Ali duhet të vijë, ai duhet të jap llogari”, dëgjohen duke kënduar tifozët e Fenerbahces.

Teksa kujtojmë se mediat turke kanë raportuar se trajneri i skuadrës së Fenerbahces, Ersun Yanal ka dhënë dorëheqje nga ky post. Sipas tyre presidenti i skuadrë, Ali Koc pas ndeshjes shkoi në dhomën e zhveshjeve dhe reagoi dhunshëm ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve./Gazeta Sinjali/