image Sulmohen policët që shkuan të intervenojnë në një rrahje në Pejë, i dyshuari e rrah një zyrtar edhe në stacion

Siguri

Sulmohen policët që shkuan të intervenojnë në një rrahje në Pejë, i dyshuari e rrah një zyrtar edhe në stacion

news image

Shkuan për të intervenuar në një rrahje që po ndodhte në një lokal në Pejë, por e pësuan vetë. Disa zyrtarë policorë u lënduan të hënën në mbrëmje pasi u sulmuan nga një person, i cili ishte në gjendje të dehur.

E gjithë ngjarja ndodhi pasi Policia kishte pranuar një informacion se në një lokal ishte duke ndodhur një rrahje mes disa personave, raporton Sinjali.

Në momentin që zyrtarët policorë arritën në lokal, rreth orës 22:30, u sulmuan fizikisht nga një person i dyshuar.

Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe pasi u arrestua dhe u dërgua në stacion policor, ku vazhdoi me sulm ndaj policëve. Ai rrahu edhe një zyrtarë policorë, të cilit i shkaktoi lëndime si dhe  ekërcënoi me vrasje.

Policia e ka bërë të ditur rastin dhe ka njoftuar se polici që u lëndua ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/