Policia ka arrestuar një të dyshuar dje në Prizren, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari nuk i kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte sulmuar me gurë ata në rrugën Prizren-Reçan.
Për shkak të lëndimeve të marra, njëri nga policët ka marrë trajtim mjekësor.