Inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga disa persona gjatë inspektimit të disa objektet.
Policia e Kosovës nuk ka arrestuar askënd për këtë rast, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
“Rr. “C”, Prishtinë 13.12.2019 – 10:25. Viktimat meshkuj K-Shqiptarë (inspektor komunal), kanë informuar se deri sa ishin në inspektim të disa objekteve, janë penguar dhe sulmuar nga dy të persona të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/