image Sulmohen e fyhen turistët kinezë në Shkup: Koronavirus, largohuni prej këtu

Maqedoni/ Sulmohen e fyhen turistët kinezë në Shkup: Koronavirus, largohuni prej këtu

news image

Një video e publikuar në rrjetin social Twitter tregon momentin kur disa turistë kinezë sulmohen verbalisht dhe fyhen në Shkup nga një vendas.

Maqedonasi u drejtohet atyre me fjalët: “Koronavirus, largohuni prej këtu“.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, Petre Shilegov, kryetar i Shkupit, reagoi menjëherë duke deklaruar se Shkupi nuk do të tolerojë një sjellje të tillë dhe u bëri thirrje autoriteteve që ta hetojnë incidentin.

Pak ditë më parë, një shtetas kinez u fye në qytetin e Sarandës në Shqipëri nga një grup të rinjsh. /Gazeta Sinjali/