image Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjilan, personat e dyshuar në arrati

Siguri

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjilan, personat e dyshuar në arrati

news image

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dy ditë më parë në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, dy zyrtarë policorë janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtarët policorë janë ofenduar dhe penguar nga dy persona të dyshuar, ku më pas sipas policisë, të njëjtit edhe i kanë sulmuar policët.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërkohë rasti është ende në hetime./GazetaSinjali/