image Sulmohen dy gra në Pejë nga një burrë

Siguri

Sulmohen dy gra në Pejë nga një burrë

news image

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar dhe rrëzuar për tokë dy gra, transmeton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orës 13:15 në rrugën Wesly Clark në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/