image "Sulmi turk në Siri rrezikon ringjalljen e ISIS-it"

Botë

Botë/ “Sulmi turk në Siri rrezikon ringjalljen e ISIS-it”

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh sot se operacioni ushtarak turk kundër milicisë kurde mund të shkaktojë rishfaqjen e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në të gjithë rajonin.

“Ky është një kërcënim i vërtetë për ne, për ju, sepse ku do të shkojnë ata dhe si? Nuk jam i sigurt që ushtria turke mund ta mbajë nën kontrollon situatën ose ta realizojë këtë gjë sa më shpejt”, tha ai gjatë një samiti mes vendeve ish-sovjetike, në Turkmenistan.

Mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik rrezikojnë të mbeten të lirë, kur kurdët të braktisin kampet ku këta mbahen të burgosur./Gazeta Sinjali/