Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka ofruar mbështetjen e plotë kryeministrit të vendit, Albin Kurti pas ngjarjeve tragjike në veri të vendit, atje ku Policia e Kosovës kapi bandën terroriste serbe, e cila la të vrarë një polic të Kosovës, ndërsa plagosi dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Ai thirri të gjitha partit e vendit për unitet, teksa deklaroi se bashkimi i tyre krijon fuqi në luftën kundër të keqës së Serbisë.
“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njëjtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli.