Deri më tani 15 persona të plagosur kanë kërkuar ndihmë në spitalet e Vjenës pas sulmit që tmerroi sonte kryeqytetin austriak, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Shoqatës së Mjekëve në Vjenë, Christoph Mierau, i cili tha se shtatë prej tyre janë në gjendje kritike.
Mediat botërore raportojnë se deri tash kanë humbur jetën të paktën shtatë persona dhe disa të tjerë janë plagosur. /Gazeta Sinjali/