image Sulmi në veri e Procesi i Berlinit: Ministrja e jashtme gjermane udhëton drejt Tiranës

Politikë

Sulmi në veri e Procesi i Berlinit: Ministrja e jashtme gjermane udhëton drejt Tiranës

news image

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të udhëtojë sot drejt Tiranës, mes tensioneve në rritje Kosovë – Serbi.

“Baerbocku do të bisedojë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin e konfliktit gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri”, njoftoi të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Takimet në Shqipëri janë pjesë e Procesit të Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

/GazetaSinjali/