image Sulmi ndaj Berishës, kjo është gjendja shëndetësore e Gerti Shehut

Shqipëri

Sulmi ndaj Berishës, kjo është gjendja shëndetësore e Gerti Shehut

news image

Gert Shehu, i cili qëlloi ditën e djeshme me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në nisje të protestës së opozitës vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës.

31 vjeçari u godit nga protestuesit dhe badigardët menjëherë pasi sulmoi Berishën, duke marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

ABC raporton se sipas mjekëve autori ka fraktura në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Në varësi të rezultateve të skanerit, mjekët do të vendosin nëse Shehu do të vijojë qëndrimin në spital, apo nëse do të shoqërohet në burg. Gjithashtu mjekët thonë se 31-vjeçari qëndron i heshtur. Ndonëse Prokurorët kanë tentuar t’i marrin dëshmi 31-vjeçarit, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

/GazetaSinjali/