image Sulmi fizik ndaj zyrtarëve policorë në Gjakovë, gjykata merr vendim për dy vëllezërit dhe kushëririn e tyre

Siguri

Sulmi fizik ndaj zyrtarëve policorë në Gjakovë, gjykata merr vendim për dy vëllezërit dhe kushëririn e tyre

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve N. Hajdaraj, B. Hajdaraj dhe Sh. Hajdaraj, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.

Gjykata thekson se dje në Gjakovë, të pandehurit në bashkëveprim me njëri-tjetrin kanë sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndaj të dëmtuarve David Shala dhe Arben Tahiraj, që të dy zyrtarë policorë në Gjakovë.

“Sulmi kishte ndodhur derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, përkatësisht duke u marrë me lirimin e trotuarit nga automjetet e parkuara në mënyrë të pa rregullt”. Me këto veprime të pandehurit N. H., B. H. dhe Sh. H. dyshohen të kenë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, Diana Sina pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Sinjali.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka sjellur detaje ekskluzive lidhur me këtë rast, ndër të tjera është raportuar se njëri nga policët ka pësuar lëndime në kokë.

Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. /Gazeta Sinjali/