image "Sulmet ajrore ruse ishin mesazh për Biden"

Botë

“Sulmet ajrore ruse ishin mesazh për Biden”

news image

Sulmet ajrore ruse në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv sot kishin për qëllim t’i dërgonin një mesazh presidentit amerikan Joe Biden, tha kryebashkiaku Andriy Sadovyy.

Ai ka folur në një konferencë të përbashkët me kreun e administratës civile ushtarake të Lviv, Maksym Kozytskyy, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë mendoj se, me goditjet e sotme, agresori po i dërgon përshëndetje Presidentit Biden, i cili ndodhet tani në Poloni. Lviv është 70 km larg Polonisë,” thotë Sadovyy.

“Unë mendoj se e gjithë bota duhet të kuptojë se kërcënimi është jashtëzakonisht serioz.”

/GazetaSinjali/