Së paku 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet ajrore ruse mëngjesin e sotëm mbi Ukrainë, me target kryesor Kyivin. Putin thotë se “hakmarrja” do të jetë edhe më e ashpër.
“Le të mos ketë asnjë dyshim,” tha Putin në komentet televizive drejtuar këshillit të tij të sigurisë, “nëse përpjekjet për sulme terroriste vazhdojnë, përgjigja nga Rusia do të jetë e ashpër”.
Rusia ka nisur një valë masive të sulmeve ajrore, duke targetuar disa qytete të Ukrainës, përfshirë infrastrukturën civile.
Kremlin ka thënë se kjo është përgjigje ndaj sulmit në urën e Kerchit, që e lidh Krimenë me Rusinë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Bota ka dënuar sulmet ajrore të sotme të Rusisë, nga të cilat pësuan shumë civilë.
Për gjashtë orë, në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv, janë dëgjuar alarmet për sulme ajrore.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekeskiy ka thënë se Rusia po sulmon me raketa dhe me dronë kamikazë të prodhuar nga Irani. Ai thotë se target i Rusisë është infrastruktura energjetike dhe civilët.
Duke folur jashtë zyrës presidenciale, afër së cilës u hodhën disa nga raketat, Zelensky akuzoi Rusinë se ka zgjedhur kohën, qëllimet për të shkaktuar sa më shumë dëme që është e mundur.