Një shpërthim i fuqishëm dhe tragjik ka ndodhur gjatë festimeve të Kurban Bajramit në provincën Logar në Afganistan.
Besimtarët myslimanë ishin duke festuar Kurban Bajramin teksa një sulm i papritur me një bombë të kamufluar brenda një automjeti ua mori jetën të paktën 17 personave.
Shpërthimi ndodhi afër selisë së guvernatorit të provincës teksa njerëzit aty afër ishin duke kryer pazaret.
Talebanët kanë mohuar të kenë lidhje me këtë ngjarje, teksa Afganistani tashmë po pret një përgjigjie nga ISIS, që disa orë prej tragjedisë ka vendosur të heshtë. /Gazeta Sinjali