image Sulm terrorist në Londër, momenti kur Policia e vret agresorin

Botë

Angli/ Sulm terrorist në Londër, momenti kur Policia e vret agresorin

news image

Në Londër ka ndodhur një sulm me thikë të madhe, ku një burrë ende i pa identifikuar ka plagosur disa persona në rrugë.

Kalimtarët e rastit e kanë filmuar momentin kur Policia ka qëlluar mbi terroristin duke e lënë të vdekur në trotuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Brenda pak sekondash zona mbushet me forca të shumta policie.

Terroristi kishte lidhur rreth trupit edhe një jelek që ngjante me pakot e eksplozivit që përdoren për sulmet kamikaze.

Ndërkohë një ambulancë ka shkuar në zonë për të marrë viktimën./ Gazeta Sinjali/