Në Londër ka ndodhur një sulm me thikë të madhe, ku një burrë ende i pa identifikuar ka plagosur disa persona në rrugë.
Kalimtarët e rastit e kanë filmuar momentin kur Policia ka qëlluar mbi terroristin duke e lënë të vdekur në trotuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Brenda pak sekondash zona mbushet me forca të shumta policie.
Terroristi kishte lidhur rreth trupit edhe një jelek që ngjante me pakot e eksplozivit që përdoren për sulmet kamikaze.
Ndërkohë një ambulancë ka shkuar në zonë për të marrë viktimën./ Gazeta Sinjali/