Një sulm ka ndodhur në një shkollë fillore ku mbetën të vrarë 8 fëmijë dhe u plagosën dy të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinë, në shkollën fillore Chaoyangpo në qytetin Enshi të Hubei.
Sipas një deklarate të qeverisë lokale, një burrë 40-vjeçar i qujatur Yu sulmoi nxënësit në shkollë në orën 8 të mëngjesit në orën lokale, kur ata po përgatiteshin për të hyrë në shkollë.
Autori i ngjarjes u arrestua nga policia. Sipas asaj që raportohet në mediat amerikane, autori kreu sulmin me thikë.
Në deklaratë nuk jepen detaje për lëndimet e nxënësve të tjerë apo moshat e tyre individuale. Në Kinë, fëmijët e shkollës fillore variojnë nga mosha 6 vjeç në 13 vjeç.