Të paktën 25 ushtarë kanë vdekur dhe 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi militantët sulmuan dy kampe ushtarake në Mali.
Kampet në qytetet e Boulkessy dhe Mondoro afër kufirit me Burkina Faso u sulmuan të hënën.
Qeveria raportoi se trupat ushtarakë vranë 15 militantë dhe zona është rikuperuar, por humbën shumë pajisje ushtarake. Forcat ushtarake të Malit kanë nisur në operacion të përbashkët me forcat franceze në rajon.
Që prej vitit 2012, në Mali ka pasur dhunë pasi militantët morën veriun e vendit dhe Franca ndërhyri ushtarakisht.
Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër trupave qeveritare këtë vit.