image Sulm në Afganistan, dy të vrarë e dhjetëra të lënduar - Sinjali

Sulm në Afganistan, dy të vrarë e dhjetëra të lënduar

news image

Shpërthimet e bombave në “zemrën” e ISIS-it në Afganistan kanë lënë dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në sulmin e parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike muajin e kaluar.

Tri shpërthimet që i kishin cak automjetet e talibanëve, të shtunën e goditën kryeqytetin provincial të Jalalabadit.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militantët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët, shkruan Daily Mail.

Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Ndryshe, që nga ardhja në pushtet, talibanët po përballen me probleme të mëdha ekonomike e të sigurisë. Sfidë shtesë për ta janë militantët e ISIS-it.

Talibanët janë akuzuar se nuk i kanë përmbushur zotimet e tyre, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi e respektimin e të drejtave të grave në veçanti.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: