image Sulm ndaj një xhamie në Francë, agresori ka drejtuar automjetin e tij drejt objektit fetar

Botë

Detaje/ Sulm ndaj një xhamie në Francë, agresori ka drejtuar automjetin e tij drejt objektit fetar

news image

Një agresor ka vendosur në objektiv një xhami në qytetin Colmar të Francës.

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Lidhur me ngjarjen është nisur një hetim.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se agresori ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale./Gazeta Sinjali/