image Sulm me bombë mbi një konvoj të talebanëve, një person i vrarë

Botë

Sulm me bombë mbi një konvoj të talebanëve, një person i vrarë

news image

Një person ka mbetur i vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj të talebanëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur nga zyrtarët lokalë.

Shpërthimi ndodhi në Jalalabad, në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar, tha për DPA-në, një zëdhënës i talebanëve në këtë provincë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Një burim në spitalin rajonal në Nangarhar tha se një luftëtar taleban është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe katër civilë, të cilët janë dërguar në spital.

Mediat lokale kanë cituar dëshmitarë të cilët kanë thënë se sulmi u shkaktua nga një bombë e vendosur përgjatë rrugës, e cila shpërtheu përderisa konvoji i talebanëve po kalonte në atë zonë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë, edhe pse dega lokale e grupit militant Shteti Islamik, e njohur me emrin Shteti Islamik-Khorasa (IS-K), më herët ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në Jalalabad.

Talebanët dhe militantët e IS-K janë rivalë dhe kanë luftuar mes vete edhe para se talebanët të merrnin kontrollin e Afganistanit në gusht, teksa trupat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën nga vendi./GazetaSinjali/