image Sulm me armë në qendrën e rehabilitimit nga droga në Meksikë, mbi 20 të vdekur

Botë

Sulm me armë në qendrën e rehabilitimit nga droga në Meksikë, mbi 20 të vdekur

news image

24 të vdekur dhe 11 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë është bilanci i një sulmi me armë në Irapuato të Meksikës.

“Persona të armatosur u futën në një qendër rehabilitimi për personat e varur nga droga dhe qëlluan pa mëshire ndaj kujtdo që dilte përpara”, njoftuan autoritetet të që çdo ditë e më shumë përballen me humbjen ndaj qëllimit të vendosur për të ulur kriminalitetin e bandave në vend.

Prokurori i Përgjithshëm, Carlos Zamarripa tha sa ka ngritur një ekip të posaçëm që do të merret me hetimin e ngjarjes.

Ky sulm përbën edhe një ndër më të përgjakshmin gjatë këtij viti në vend në një kohë kur vrasjet janë kthyer në shqetësimin kryesor. Deri në muajin maj, autoritetet raportuan mbi 1,400 viktima. /Gazeta Sinjali