Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në një spital në Republikën e Çekisë, ndërsa autori është ende i lirë.
Policia iu përgjigj thirrjes në spitalin në qytetin verilindor të Ostrava pas orës 7 të mëngjesit. Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike. I gjithë spitali ishte mbyllur.
“Policia po kërkon intensivisht autorin e krimit” njoftuan autoritetet duke konfirmuar se në disa zona është shtuar prezenca e oficerëve policorë.
Guvernatori i rajonit Moravian-Silesian, Ivo Vondrak, tha se sulmi ishte “një tragjedi e madhe”.
Policia tha se oficerët që iu përgjigjen thirrjes për të shtëna kishin mbërritur në vendin e ngjarjes brenda pesë minutave. Ndërsa një helikopter policie ishte ngritur menjëherë në ajër për të ndihmuar në kontrollimin e zonës.
Spitali në Ostrava është rreth 300 km në lindje të Pragës./Gazeta Sinjali/